Atalanta për pak minuta e nis ndeshjen ndaj Club Brugge, e vlefshme për 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Bergamo e ka publikuar formacionin me të cilin ka vendosur trajneri Gasperini ta fillojë këtë sfidë.
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, mbetet i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes të ekipit italian, raporton Klankosova.tv.
Rui Patricio do ta mbrojë portën e bergamezëve, të cilët janë rreshtuar 3-4-1-2.
Krahas Gjimshitit, mbrojtja kompletohet me Posch dhe Hien, derisa mesfusha është e ngjeshur me Bellanovan, kapitenin De Roon, Ederson e Zappacosta.
Para tyre dhe prapa sulmit gjendet Pasalic, kurse dyshja ofanzive përbëhet nga De Ketelaere dhe bomberi Retegui.
Brugge - Atalanta fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion!

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.