Milani është mposhtur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 0:1.
Pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione, përveç rastit të Luka Joviqit, i cili pati një shans të mirë në minutën e 44-të.
Më të nisur pjesa e dytë, Milani nisi sulmin me Rafael Leaon, i cili nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë në minutën e 52-të.
Ndërsa Atalanta nuk fali në rastin e parë që e pati, ku Ederson realizoi në minutën e 62-të të ballafaqimit, njofton Klankosova.tv.
Mysafirët tentuan që ta dyfishojnë rezultatin edhe një herë në minutën e 90-të, por që gjuajtjen e Lookman e ndali portieri Maignan.
Me këtë humbje, Milanit i janë zbehur gjasat që të ngjitet në një vend që çon në Evropë, pasi pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë, kurse Atalanta gjendet në vendin e tretë me 64 pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.