Lajmet e fundit
Gardiani shqiptar ka bindur drejtuesit e Atalanta se e meriton të jetë titullar i padiskutueshëm, ndaj skuadra është duke synuar që ta sigurojë kartonin e tij nga Lazio

Etrit Berisha i ka bindur të gjithë gjatë këtij sezoni fantastik te Atalanta. I transferuar nga Lazio te skuadra zikaltër në formë huazimi, portieri i kombëtares shqiptare është kthyer në një lider të vërtetë te Atalanta.
Falë edhe sigurisë që ka përcjellë 28-vjecari mes shtyllave në 20 takimet që është aktivizuar në këtë sezon, Atalanta ka arritur të zhvillojë një sezon fantastik dhe po lufton me Lazion, Interin e Milanin për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Tuttomercatoweb shkruan se Atalanta i ka bërë një ofertë të parë klubit bardhekaltër për Berishën, prej 4 milionë eurosh. Për të lënë përfundimisht të lirë lojtarin, bardhekaltërit kërkojnë 7 milionë euro, gati dyfishin e shumës së ofruar nga Atalanta për 28-vjecarin.