Lajmet e fundit

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, po vazhdojnë të tregojnë se nuk janë ndarë dhe sërish janë paraqitur në publik së bashku në Beverlly Hills të hënën mbrëma.
36 vjeçarja kishte veshur një palë xhinse tepër të pazakonta, të kombinuara me një palë gete si rrjetë.
Kjo është njëra ndër paraqitjet e pakta publike të çiftit, që kur Kim ra pre e një grabitjeje me armë në Paris dhe që kur Kanye pati shumë probleme me shëndetin mendor.
Paraqitja e tyre vjen pasi policia franceze ka arritur të arrestojë 17 persona lidhur me grabitjen e armatosur, e cila ndodhi me 3 tetor në Paris.

