Lajmet e fundit

Nëse dëshironi që t’i shmangeni ftohjes gjatë këtij dimri, filloni duke bërë më shumë se 6 orë gjumë gjatë natës.
Një studim, i pari i këtij lloji, ka konstatuar se të rriturit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë të prirur 4 herë më shumë që të ftohen, krahasuar me ata që bëjnë të paktën 7 orë gjumë.
“Gjumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, dhe kështu ndikon edhe në refuzimin e baktereve që shkaktojnë të ftohurit”, ka thënë Aric A. Prather, një profesor asistent në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco, i cili është edhe autori i këtij studimi, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar se ka një lidhje në mes të gjumit dhe të sistemit imunitar, por studimi i fundit e ka vërtetuar se sa të rëndësishme janë orët e gjumit për ta mbajtur të fortë trupin.