Lajmet e fundit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari i cili vdiq të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren do të varroset nesër.
Nga ora 11:30 është bërë thirrje për t’u mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, nga ku do të nis ‘Marshi për Astritin’, i cili do të përfundojë tek Sheshi Skënderbeu.
Ndërkohë nga ora 13:30, në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.