Lajmet e fundit

Rebelët të cilët po kontrollojnë Aleppon në Siri, mund të largohen ku të duan me familjet e tyre nëse i dorëzojnë armët, ka thënë të enjten Presidenti sirian Bashar al-Assad, duke u zotuar para shtypit se do ta rimarrë kontrollin në qytetin më të madh të vendit.
Ai u ka ofruar amnisti rebelëve dy javë pas bombardimeve të rënda, që lanë të vdekur qindra njerëz që ishin të nguluar brenda Aleppo’s.
Luftëtarët rebelë kanë marrë disa herë oferta si kjo nga qeveria, mirëpo kanë thënë se nuk e kanë në plan që të evakuohen nga Aleppo.