04.10.2015 · përditësuar para 3954 dite1 min lexim
Derisa Moska ka rritur intensitetin e sulmit, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë se intervenimi ushtarak i Rusisë ishte krucial për tërë Lindjen e Mesme, shkruan Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.
Në një intervistë për një televizion iranian këtë të diel, Assad ka deklaruar se aleanca e Sirisë me Rusinë, Irakun dhe Iranin “duhet të funksionojë, përndryshe i gjithë regjioni do të shkatërrohet”.
“Gjithsesi, shanset për suksesin e këtij koalicioni janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Assad.
Për të pestën ditë rresht, Rusia po deklaron se është duke bombarduar bazat e shtetit islamik – ISIS, por kritikët nga perëndimi, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se Rusia nuk ka për qëllim shkatërrimin e ISIS-it, por demolimin e kundërshtarëve të Assad-it.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.