Lajmet e fundit

Owl, është prezantuar fillimisht si një prototip në 2017, por versioni final e bëri premierën botërore në shoun prestigjios të makinave në Dubai.
Përveç thyerjes së rekordit për arritjen e shpejtësisë më të madhe në kohë më të shkurtër, Aspark, po ashtu pretendon se kjo është e para makinë japoneze tërësisht elektrike, një supermakinë e vërtetë në të gjitha kuptimet.
Owl ose bufi, furnizohet nga bateri me jone litiumi dhe ka një fuqi prej 2012 kuajsh e karikohet plotësisht në 80 minuta.
Shpejtësia maksimale arrin në 400 km në orë dhe kjo e bën atë mes makinave të ligjshme më të shpejta në të gjithë botën.
Madje, presidenti i Aspark, Masanori Yoshida, thotë se kompania do të tentojë të vendosë një rekord botëror në garën e Nurburgringut në Gjermani deri në mars të 2020-ës.
https://www.youtube.com/watch?v=5otdTM14t6g