Lajmet e fundit

Për formimin i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, qoftë sipas marrëveshjeve të Brukselit, të vitit 2013 dhe 2015, qoftë bazuar mbi vlerësimin e marrëveshjes së vitit 2015 nga Gjykata Kushtetuese të Kosovës, do të mund të nevojiten ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike kushtetuese.
Politologu Ramush Tahiri thotë se Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe është paraparë që të krijohet si një bashkëveprim dhe koordinim i punës specifike që kanë këto komuna, punë kjo, e cila ndërlidhet me të drejtat e veçanta të komunitetit serb në Kosovë dhe koordinimin e veprimtarive të caktuara.