Lajmet e fundit

Protesta si ato kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka mundësi të zhvillohen prapë.
Por, tashti, pjesëmarrës në to mund të mos jenë të gjithë ata të mëhershmit, pasi AAK-ja dhe Nisma janë futur në qeveri.
Dhe programi i dy liderëve të këtyre partive, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, që udhëheqin me ekzekutivin, parasheh zyrtarizimin e Asociacionit.
Megjithatë, partnerët e dikurshëm në protesta - Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Në partinë tjetër opozitare, LDK, që në mandatin e kaluar udhëhoqi me qeverinë, thonë që asociacioni mund të mos shkaktojë telashe vetëm nëse bëhet sikur ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Për më shumë ndiqeni kronikën e zgjeruar nga gazetari Halil Berisha.