Lajmet e fundit

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, Zoran Stankoviq, ka thënë se qytetarët serbë të nacionalitetit shqiptar, i gëzojnë të gjitha të drejtat që ua garanton kushtetuta, ligjet dhe konventat ndërkombëtare, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Stankoviq ka thënë se nuk është e mundur që të tërhiqet një paralele mes veriut të Kosovës (ku jetojnë serbët me shumicë) dhe Serbisë jugore (ku shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën në vetëm dy nga 3 komunat).
Përfaqësuesit e pesë partive politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë vendosur që të krijojnë një bashkësi të komunave, duke tërhequr paralele qe themelimin e komunave serbe në Veri të Kosovës, para shikuar nga marrëveshja e Brukselit.
Stankoviq ka thënë se shqiptarët etnikë në tri komunat jugore të Serbisë, kurrë nuk kanë qenë temë e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Ai kathënë se vendimi i marrë nga palët etnike shqiptare në luginë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisëdhe se ky vendim nuk do të thotë asgjë.
Stankoviq ka shprehur shpresën se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve do të tregojnë pjekuri politike dhe përgjegjësi për zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe për të përmirësuar jetën për të gjithë qytetarët.