Lajmet e fundit

Kreu i delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, para nisjes për në Bruksel, u shpreh se Prishtina do ta themelojë asociacionin në bazë të kushtetutës së Kosovës.
"Qëndrimi i Prishtinës për asociacionin është i qartë, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç'rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje”, ka thënë Avni Arifi.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian që janë ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, kanë thënë se BE-ja pret nga të dyja palët, që në mënyrë konstruktive të angazhohen në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar nga rezultati”, shkruan Deutsche Ëelle.
"Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut është obligim që të dy palët kanë ndërmarrë në raport me Bashkimin Evropian në mënyrë që të përcaktohet shpejtësia e progresit në rrugën evropiane”, ka deklaruar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq pas takimit të fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në muajin shkurt.