Lajmet e fundit

Intesifikimi i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe ndikimi i faktorëve ndërkombëtar mund të çojë në zhvillime pozitive që do të rezultojnë në një marrëveshje.
Kështu ka deklaruar drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi, Aleksandra Joksimoviq.
Sipas saj, dialogu teknik gjithmonë ka një fushë të kufizuar, prandaj zgjidhja është një marrëveshje kyçe politike.
"Në këtë moment është e qartë se rajoni është në një pikë kthese. Pa marrë parasysh se cilat janë temat, bëhet fjalë për frekuencën e takimeve në mënyrë që të arrihet përparim në negociatat. Dialogu teknik ka ende një sasi të kufizuar dhe çelësi është në marrëveshje politike. Presidenti Vuçiq ishte politikisht i fortë në në këtë pikë ndryshe nga Thaçi i cili ka probleme të rëndësishme në planin e brendshëm, "tha ajo për RTS, transmeton Klan Kosova.
Joksimoviq beson se Serbia ka përparuar mjaft në rrugën drejt integrimit evropian, i cili duhet të konfirmohet në raportin e prillit të Komisionit Evropian, kur do të vendoset për hapjen e kapitujve të rinj.
"Sa i përket Kosovës, ka lloje të caktuara të tilla të presioneve: si krijimi i Gjykatës Speciale për krime lufte dhe demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë, formimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbetet çelësi i përparimit".
"Pa asnjë dyshim bëhet fjalë për negociata të vështira që janë duke lëvizur ngadal në drejtim pozitiv dhe në të ardhmen ne do të duhet të intensifikojmë bisedimet dhe të gjithë faktorët do të kenë nidikim që të vie deri tek marrëveshjet", shtoi drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi, transmeton Klan Kosova.