Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga ia ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Selim Selimi, këshilltari i presidentes për çështje juridike.
“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi Klan Kosovës.