Lajmet e fundit

Albert Rohan shfaqet i gëzuar sa herë dëgjon lajme të mira nga Kosova. Shtetin e ri ndërmjetësi austriak e cilëson si foshnje të veten, meqenëse ia ka hartuar statusin e Pavarësisë.
Ai nuk ka asnjë dyshim që pakoja e njohur si Plani i Ahtisaarit për Kosovën ishte pothuajse perfekte, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, zëvendësi i Marti Ahtisaarit do të bënte përmirësime në pikat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, po qe se gjërat do të ishin kthyer dhe një herë në dorën e tij.
Këto komente, diplomati i rryer i bëri në dokumentarin ekskluziv "Miqësia e panjohur e austriakëve" që transmetohet sonte në Klan Kosova nga ora 21:00.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.