Lajmet e fundit

Derisa pritet që seanca konstituive të nisë, asnjë deputet i PAN-it nuk është parë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë që PDK-ja qysh dje ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, pasi sipas tyre, kjo seancë nuk është thirrur në konsultime me partitë politike, por në mënyrë arbitrare.
Vetëvendosja dhe koalicioni LAA kanë shfaqur haptas qëndrimin e tyre se nuk e pranojnë Kadri Veselin për postin e të parit të Kuvendit.
E vetë Veseli, që është edhe kryetari i PDK-së ka pranuar se do të heqte dorë nga kandidimi për Kryekuvendar, vetëm për shkak të interesave qytetare, madje sipas tij ai nuk është faktor i cili ka vënë vendin në bllokadë.
Ai ka pohuar poashtu se mund të ketë një tjetër kandidat nga koalicioni PAN për postin e Kryetarit të Kuvendit por duke pasuar disa kushte.