Golashënuesit historik i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka folur për Klan Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë, ku epërsia filloi në minutën e gjashtë me golin e tij.
Ai është shprehur falënderues tej mase për mbështetjen që ka marrë nga tifozët kosovarë.
I njëjti për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadikun, ka thënë se pati emocione të mëdha.
“U rrënqetha kur pashë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Asllani.
Asllani ka thënë që vendimi për të përfaqësuar këtë kombëtare ishte më i miri që e ka marrë në jetë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.