Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës në rubrikën ballë për ballë i ftuar ishte Sali Asllanaj, kryetar i Suharekës njëherit edhe anëtarë i kryesisë së LDK-së.
Me Asllanajn u debatua lidhur me mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së që u mbajt sonte, cfarë u disktua aty dhe a janë siguruar votat për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.
Kryetari i Suharekës pohoi së ka pasur debat në këtë çështje dhe kryesia ishte e unifikuar në qëndrime.
“Në kuadër të proceseve aktuale politike, është diskutuar edhe zgjedhja e Presidentit. Ne jemi shumë të përgjegjshëm dhe jemi të vendosur për për zbatimin e marrëveshjes. Ka pasur diskutime, por shumica ishin pro, për vazhdimin e proceseve. 99 % e kryesisë ishin në një disponim të përgjithshëm, ku dominoi arsyeja karshi një marrëveshje të nënshkruar,” ka thënë Asllanaj, njofton Klan Kosova.
Më tej anëtari i kryesisë së LDK-së, ka komentuar edhe deputetët që janë kundër zgjedhjes së Thaçit President, për të cilët tha se kur nuk e votuan zotin Mustafa për kryeministër ata ishin edhe kundër frymës së LDK-së.
“Ishte një paradoks kur disa deputetë të LDK-së nuk e votuan kryeministrin e LDK-së që ishte kundër frymës së LDK-së, më shumë ishte një emocion. Është hera e parë kur LDK-ja udhëheq qeverinë, pavarësisht protestave dhe gjërave të tjera.”
“Njëra nga temat ishte që kur Kuvendi të mblidhet të zgjidhet presidenti sipas marrëveshjes.”
“Gjithashtu është diskutuar për ndryshime statutare në parti,” ka përfunduar Asllanaj, njofton Klan Kosova.