E quajtën “Jezu Krishti” i Kosovës.
Madje mediat italiane si lloj batute e cilësuan jo fer që kundër San Marinos, Kombëtarja e Kosovës në futboll, të kishte në radhët e veta një forcë hyjnore, si ajo e profecisë.
Por pavarësisht kualitetit të kundërshtarit, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shënoi një rekord që askush më parë nuk e bëri me Kosovën. Ai realizoi katër gola në miqësoren kundër skuadrës nga Gadishulli Apenin, që Kosova e fitoi me rezultat 4-1.
E për ta kërkuar një goleadë nga një lojtar i vetëm i kombëtares, duhet kthyer tre vjet më parë, tek fitorja kundër Azerbajxhanit, që kishte vlerën e triumfit në grupin 3 të Ligës D, në kuadër të garës “National League”.
Asokohe ishte Arbër Zeneli që arriti të realizojë tre gola.
Meqenëse asnjë shqiptar nuk ka arritur “poker” si Muriqi ndaj San Marinos, edhe në kombëtaret tjera me nam në botë, pak ka të tillë që shënuan katër herë në një ndeshje.
Këtë sukses e arriti Cristiano Ronaldo me Portugalinë, kur këta të fundit mposhtën Lituaninë 5-1. Katër gola i realizoi edhe Zlatan Ibrahimovic me Suedinë, në triumfin 4-0 ndaj Anglisë, sikurse edhe Neymar që me Brazilin e mundën Perunë 4-0.
Ndërkaq në nivel klubesh, ka më shumë futbollistë që kanë arritur të shënojnë katër apo më shumë gola në një ndeshje, si Leo Messi, Robert Leëandoëski, Miroslav Klose e shumë të tjerë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.