16.12.2015 · përditësuar para 3882 dite1 min lexim
Luis Suarez ka thënë se është shumë i lumtur që luan për skuadrën e tij të ëndrrave dhe se “askush nuk i ka falur” asgjë në arritjet e tij.
Suarez kaloi tek Barcelona në korrik të vitit 2014 për rreth 80 milionë euro.
Që atëherë ai ka shënuar 44 gola në 65 paraqitje dhe është i dyti golashënues më i mirë i ligës këtë edicion pas Neymarit.
Para Kupës së Botës për Klube uruguaiani ka thënë se është i vendosur që edhe këtë trofe ta ketë në listën e atyre që i ka fituar.
“Ta fitosh Ligën e Kampionëve ishte ëndërr e bërë realitet dhe tani duhet të bëjmë edhe më shumë”.
“Duamq ë të fitojmë trofe”.
“Besoj se njerëzit e shohin sa përpiqem. Askush nuk më ka falur asgjë dhe gjithmonë jap maksimumin”.
“Fansat e dinë që e kam pasur ëndërr të luaj për Barçën dhe se do të jap gjithçka për këtë fanellë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.