Lajmet e fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore.
Kjo anketë përfshin tremujorin e parë të vitit 2019.
Anketa ka përfshirë gjithsejt 4 mijë e katër ekonomi familjare që janë përzgjedhur sipas metodës së rastit.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune.
Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Nga popullsia aktive mbi 60 përqind e tyre nuk janë të punësuar, nuk kanë kërkuar punë por edhe nuk kanë qenë të gatshëm të fillojnë punë.
Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është mbi 38 përqind.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë 2019 është mbi 28 përqind.
Punësimi me i lartë është te meshkujt 43 përqind, ndërsa punësimi te femrat është mbi 13 përqind.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me mbi 54 përdin të tyre.
Ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me mbi 43 përqind.
Sipas tremujorit të parë të AFP-së 2019 në Kosovë ka pasur 125 mijë e 717 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 88 mijë e 915 nga të cilët ishin meshkuj dhe 36 mijë e 802 femra .
Shkalla e papunësisë ishte mbi 26 pëqind më e lartë ishte tek femrat me mbi 31 përqind se sa te meshkujt, me mbi 25 përqind, njofton Agjencia e Statistikave përcjellë Klan Kosova.
Papunësia tek të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë.
Në tremujorin e parë të vitit 2019, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Papunësia është më e lartë te femrat e reja mbi 60 përqind se te të rinjtë meshkuj mbi 46 përqind.
Pothuaj një e treta 29 përqind e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare në Kosovë nuk ishin në shkollim, punësim apo trajnim. Kjo shifër është 30 përqind për femrat e reja krahasuar me 27 përqind për të rinjtë meshkuj.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: Tregtia me mbi 16 përqind, ndërtimtaria me 11 përqind, arsimi me 11 përqind, si dhe prodhimi me 11 përqind.
Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se janë pak mbi 39 përqind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 60.9% kanë kontratë të përkohshme.
Pagat neto të shumicës së punonjësve ishin midis 300 euro deri 400 euro në muaj.
Janë vërejtur dallime gjinore me 6.5 % më e lartë te femrat se sa te meshkujt.