Lajmet e fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të enjten (19 dhjetor) rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas rezultateve të ASK-së, Kosova ka gjithsej 1 milion e 602 mijë e 515 banorë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.