Lajmet e fundit

Aulona Muhadri, kapitene e Bashkimit[/caption]
Kupa e Kosovës u zhvillua edhe në konkurrencën e Ligës së Parë ku klubet luajtën çerekfinalet dhe gjysmëfinalet për të caktuar finalen ku do të takohen vreshtarët dhe elektricistët, Grapeland dhe KEK-u.
Pjesa e tretë i dedikohet dy ndeshjeve vendimtare parakualifikuese për Botërorin 2027 ku Kosova u ndesh me Azerbajxhanin dhe Zvicrën duke fituar ndaj Azerëve dhe pësuar nga Helvetikët .
Për t’i diskutuar këto dy ndeshjet vendimtare në ASIST sonte vjen një super panel, tri gjenerata të top-basketbollistëve kosovar të gjitha kohëve: Blerim Vuniqi, redaktor dhe komentator me dekada, Edmond Azemi basketbollisti më i trofeshëm me 38 trofe dhe lojtari më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës, kapiteni i Përfaqësueses, Dardan Berisha.
Pse nuk u kualifikuam?
Pse dështuam edhe në këto parakualifikime?
Pse u prish atmosfera në skuadër në çerekun e parë ndaj Zvicëranve?
Çka ndodhi në gjysmëlojë në zhveshtore?
A meriton selektori Choulet të vazhdoj të udhëheq Kosovën?
Çka duhet të ndërmarrë FBK-ja?
Këto dhe shumë detaje tjera në analizat që sonte i sjell ASISTIN 607 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.