Këtë të hënë java nis me premierën e 493-të të emisionit ekskluziv kushtuar basketbollit në vendin tonë, Asistit.
Faza e playoffit ka nisur në Artmotion Superligë dhe tashmë kemi mësuar skuadrën e parë gjysmëfinaliste. Peja mposhti Bashkimin me rezultat 2-0 në seri kurse Sigal Prishtina dhe Prizreni 16 vazhdojnë edhe më tutje luftën për të hyrë në mesin e katër skuadrave më të mira të basketbollit tonë. Lidhur me këto seri çerekfinale, ASISTI sjellë tregimet e plota dhe analizën komplete.
- Si ndodhi që Peja të rikthej rezultatin ndaj Bashkimit krejt në çerekun e fundit?
- Kush ishte lojtari i Sigal Prishtinës që shkëlqeu dhe befasoi të gjithë në ndeshjen e së dieles?
- Kush ishin 5 lojtarët më të mirë të javës dhe cili prej basketbollistëve shpallet MVP në ASIST?
Këto dhe shumëçka tjetër nga basketbolli kosovar përfshirë edhe tregimit për ndeshjen e play-out mes Rahovecit dhe Prishtinës së Re mund t'i ndiçni në Art Sport 1 me fillim nga ora 21:00 dhe Klan Kosova pas mesnatës teksa nuk do mungojnë as raportet e plota për fazën playoff edhe në ABA, Euroligë dhe NBA si dhe rubrika speciale "Shqiptarët në Botë".
ASISTI 493 sjellë komplet aksionin basketbollistik, andaj mos e humbisni!
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.