Lajmet e fundit

Aktori Ashton Kutcher i ka shkrirë përdoruesit e rrjetit social Twitter me vetëm një fotografi.
I famshmi Ashton ka publikur një fotografi të vajzës së tij Wyatt, me qëllim të rritjes së vetëdijes për “Projektin e Rërës së Kuqe”(projekt kundër trafikimit me qeniet njerëzore)
Në fotografinë e Ashton, shihet vajza e ëmbël e tij e cila qëndron afër mbajtëseve të një ure me shikim nga liqeni. Në fotografi shihet edhe një kryq i bërë nga rëra e kuqe në tokë.
“39 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne”, ka shkruar Ashton në Twitter, duke bërë një “hashtag” me emrin “redsandproject”.
Ai dhe partnerja e tij Mila Kunis, të cilët janë martuar këtë vit, zakonisht janë shumë diskretë s i përket jetës së tyre familjare, dhe rrallëherë ndajnë me publikun në rrjetet sociale fotografi të vajzës së tyre.
Ashton nuk e ka zbuluar identitetin e fëmijës në fotografinë që ka postuar, mirëpo fansat e shumtë kanë shkruar se kjo është vajza e tij.