Lajmet e fundit

Ata janë të martuar tash e tre vjet dhe kanë dy fëmijë: vajzën Wyatt (4) dhe djalin Dimitri (1).
Por pasioni dhe dashuria mes Ashton Kutcher (40) dhe Mila Kunis (35) duket se vazhdon akoma me të njëjtin ritëm, si në fillimet e tyre.
Madje, ata të premten, nuk ngurruan që të puthen plot pasion në mes të rrugës në Los Angeles.
Aktorët janë takuar 20 vjet më parë ku të dy ishin pjesë e shout televiziv That 70s Show, por megjithatë, ata nuk nisën lidhjen e tyre të dashurisë deri në vitin 2012.
Ashton i cili dikur ishte i martuar me Demi Moore, është përkulur për ta puthur bashkëshorten e tij, publikisht, në mes të rrugës.
Aktorja e Bad Moms kishte disa libra në duar, të cilat me zor i mbante derisa po mbante edhe një kafe në duar, transmeton Klan Kosova.
Aktori kishte të veshur një këmishë të gjelbër dhe xhinse të gjera që i kishte kombinuar me një palë atltete me ngjyrë të zezë.