03.03.2020 · përditësuar para 2315 dite1 min lexim
Ashley Graham duket se është shumë e mirë në mbajtjen e sekreteve.
Supermodelja ka ndarë me fansat e saj një fotografi që e kishte realizuar në fotosesionin e saj të fundit për rroba të brendshme për markën “Addition Elle”, ku edhe zbuloi se kur realizoi këto fotografi ajo ishte në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
“Kur përpiqesh ta fshehësh në një fotosesion për rroba të brendshme se je në muajin e katërt të shtatzënisë”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë ku ka pozuar me rroba të brendshme ngjyrë livande nga koleksioni i saj për markën kanadeze.
https://www.instagram.com/p/B9KqHpEgZNK/
Graham ka lindur djalin e saj Isaac në muajin janar që është edhe fëmiu i saj i parë me bashkëshortin Justin Ervin.
32 vjeçarja ishte po ashtu shtatzënë kur ka pozuar për ballinën e revistës “Vogue” për muajin janar, ku edhe ka rrëfyer se si ka provuar që ta fshehë barkun e fryrë në mënyrë që të vazhdojë të punojë.
“E kam fshehur shtatzëninë time për katër muajt e parë. Unë gjithmonë kam pasë kontrollë mbi trupin tim – edhe kur të gjithë mundoheshin të më tregonin se si duhet të dukej trupi im unë e kisha kontrollën e plotë mbi të, por brenda meje ishte një jetë që po zhvillohej dhe që më thoshte ‘nuk është trupi yt më, është i imi’. Dhe, krejt çfarë duhet të bësh është të dorëzohesh”, ka thënë modelja e njohur.
Në fakt, shtatzënia nuk ndikoi negativisht në karrierën e Graham, pasi ajo realizoi një fotosesion ‘të nxehtë’ për bikine derisa ishte në muajt e fundit të shtatzënisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.