Lajmet e fundit

Pjesëtarët e komunitetit ashkali nga mbarë Kosova u mblodhën në Ferizaj për të festuar 17 vjetorin e ditës së Flamurit të këtij komuniteti.
Në ngjarje si kjo, falënderimi për kontributdhënësit nuk ka munguar, njofton Klan Kosova.
Por falënderime nuk ka pati për qeverinë e re të Kosovës, e cila sipas tyre kësaj radhe nuk u ofroi mbështetje financiare për këtë manifestim.
Pjesë e programit ishte edhe interpretimi i këngëve, përmes të cilave këta thanë se u dëgjua zëri i ashkalinjëve në Kosovë.
Kronikë e gazetari Flamur Gajtani.