Lajmet e fundit

Krizë, madje goxha serioze.
Kështu po e cilëson institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në Kosovë situatën në arsim.
Për këtë gjendje të krijuar, sipas kryeakademikut, Mehmet Kraja, kanë hise të përgjegjësisë të gjitha institucionet dhe çdo segement i shoqërisë.
Sipas Krajës, goditja më e fortë arsimit iu dha pas luftës .
E krejt problemet në arsim, Akademia e Shkencave i ka identifikuar nëpërmjet një grupi punues që u kryesua nga Justina Pula Shiroka, e të cilët kanë nxjerr edhe rekomandime që do t’u shërbejnë palëve të interesuara.
Krejt këto janë përmbledhur në platformën për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë që u prezantua të mërkurën.
Në grupin punues u përfshinë ekspertë e njohës të fushës.
Puna rreth kësaj platforme kishte nisur rreth dy vjet më parë, kur Kosova doli me rezultate të dobëta në PISA.