Lajmet e fundit

Në kuadër të operacionit antikanabis, policia e Shkodrës ka njoftuar se janë asgjësuar 1724 bimë narkotike kanabis sativa në Shkodër dhe në Pukë.
6 parcela me 539 rrënjë kanabis janë gjetur në fshatin Kajvall të Shkodrës, 8 parcela me 960 bimë narkotike u zbuluan në fshatin Qerret të Shkodrës. Si dhe në fshatin Reç i Ri të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 25 rrënjë kanabis.
Ndërkohë, në vendin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë të Pukës, janë gjetur 2 parcela me 200 rrënjë kanabis.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./Shekulli.al