Juventusi ka arkëtuar 3 pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Torino e mundi kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, raporton Klankosova.tv.
Serbi Dusan Vlahovic krijoi avantazhin për vendasit në minutën e 53-të, derisa amerikani Weston McKennie e vendosi rezultatin përfundimtar, 2-0.
Kjo është humbja e dytë në Champions League për "qytetarët", krahas edhe dy barazimeve dhe dy fitoreve.
City gjendet në pozitën e 22-të në tabelë, me 8 pikë të grumbulluara, vetëm një larg vendit që nuk kualifikohet në fazën e finaleve, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq italianët pas këtij triumfi, janë ngjitur në pozitën e 14-të, me 11 pikë.
Manchester City po kalon periudhë jashtëzakonisht të vështirë pasi në dhjetë ndeshjet e fundit, ka vetëm një fitore, dy barazime e plot shtatë humbje.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.