Dy persona janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në Tiranë dhe për pasojë kanë humbur jetën.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur pasditen e sotme, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas dyshimeve të para, bombola ka rrjedhur gazin gjatë gjithë natës dhe dy personat, njëri 47 e tjetri 56-vjeçar, janë asfiksuar dhe sipas policisë, vdekja e tyre është konfirmuar nga stafi mjekësor.
“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.