Lajmet e fundit
Këtë të hënë është bërë asfaltimi i rrugës Rahovicë-Mirashë, rrugë kjo shumë e rëndësishme për banorët e kësaj ane.

Punimet i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës Gafurr Ilazi.
Kryetari Svarqa ka thënë se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave.
“Kjo është e rëndësishme për të dyja fshatrat me orientime të kundërta, për shkak se ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Prishtinë nga Rahovica e kanë rastin ta shfrytëzojnë këtë rrugë që lidhet me fshatin Mirash, ndërkaq banorët e fshatit Mirash mund të lëvizin në drejtim tjetër në atë të Gjilanit dhe të Ferizajt, dhe kështu kanë mundësi që të shkurtojnë rrugën e tyre”, ka thënë kryetari Svarqa.
Edhe banorët e kanë mirëpritur këtë projekt.
“Është një rrugë shumë e mirë për neve. Me herët ka qenë shumë rrugë e ngushte dhe ka qenë pothuajse e pa kalueshme”, ka thënë banori Fatmir Maliqi, nga fshati Rahovicë.
Ky investim në këtë rrugë është bërë me mjete vetanake të komunës së Ferizajt dhe ka kushtuar rreth 150 mijë euro me një gjatësi prej 2 kilometra dhe me një gjerësi prej 6 metra me një standard tashmë që është aplikuar ndërkaq trashësia e këtij asfalti është 7 centimetra.