Lajmet e fundit

Edhe pse është dita e parë e prezantimit si parti politike, “Alternativa” do të ketë përfaqësues politik në Kuvend Komunal të Mitrovicës.
Ilir Deda prezantoj Nusret Qubrelin themelues të kësaj partie në Mitrovicë, e i cili do të jetë tash e tutje si asambleist i “Alternativa-s” në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, raporton Veriu.info.
Qubreli në “Alternativa” kaloi nga “Vetëvendosje”, subjekt në të cilin qendroi vetëm disa muaj, pasi që vitin e kaluar ishte larguar nga AKR-ja. Pra, brenda një viti, Nusret Qubrelit i ka rënë t’i përfaqësoj tri parti të ndryshme në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.