Lajmet e fundit
Sot në Fushë Kosovë është hapur “Java e Gruas” në organizim të grave asambleiste të komunave nga rajoni i Prishtinës.

Anëtarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu - Kodra,gjatë fjalimit të saj, ka përmendur rolin e grave deputete në avancimin e barazisë gjinore. Ajo ka folur për të arriturat e GGD-së, si blerja e mamografit mobil, me anë të të cilit bëhet ekzaminimi i grave në çdo komunë të vendit.
Nga ana tjetërm, i pari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, theksoi se ndikimi i grave nga politika dhe shoqëria civile duhet të depërtojë në çdo familje. Ai përmendi faktin se në komunën të cilën e udhëheq 50% e të punësuarve janë gra.