Lajmet e fundit

Një burrë zemër-mirë, ua ka huazuar çizmet e tij prej gome, votuesve të qendrës së votimeve në Chessington në Britani të Madhe ku qytetarët po zgjedhin me referendum nëse duan të rrinë a të ikin nga Bashkimi Europian, pasi vërshimet në këtë zonë e kanë rritur nivelin ujit deri në 15 cm.
Me çizmet e tij, ai ua ka mundësuar qytetarëve që të afrohen brenda objektit për të hedhur votën e tyre pasi që ky stacion votimesh, është i mbuluar nga uji, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Stacioni është i tëri në ujë, por po mbetet i hapur përderisa në tërë Britaninë e Madhe, referendumi pro apo kundër qëndrimit në BE, po vazhdon.