Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, po e përkrahë iniciativën qytetare të nisur nga KDI, #AsUne.
“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, është shprehur O’Connell.
Kjo fushatë është nisur nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku bëhet thirrje të mos votohen kandidatët e korruptuar për deputet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.