Bundesliga vjen këtë vikend me xhiron e 27-të nga e cila shumë prej takimeve më interesante do të transmetohen në platformën më unike dhe të pasur sportive në vend, Artmotion.
15:30 DORTMUND – FRANKFURT ART SPORT 3
Duel direkt për pozitën e katërt në tabelë, Dortmundi i këndellur së fundmi e pret kundërshtarin direkt për një vend në ligën e kampionëve, Frankfurtin në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante. Ky duel luhet të shtunën duke filluar nga ora 15:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3.
Kur kanë kaluar 26 javë, Dortmund mbajnë pozitën e pestë tabelore me 43 pikë apo 13 fitore, 4 barazime dhe 9 disfata, teksa rivalët e tyre këtë xhiro janë të katërtit në tabelë me 47 pikë të arkëtuara, nga të cilat 12 fitore, 11 barazime dhe vetëm 3 humbje.
Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Burki – Schultz, Hummels, Can, Meunier – Dahoud, Reyna, Bellingham, Brandt, Sancho – Haaland.
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp – N’Dicka, Hasebe, Ilsanker – Barkok, Sow, Rode, Kostiç – Kamada, Silva, Younes
15:30 LEVERKUSEN – SCHALKE PRIME/Nr.15
Leverkusen në krizë do synojë të rikthehet tek fitorja ndaj Schalkes që tashmë është shumë larg mbijetesës dhe mbanë pozitën e fundit në tabelë gati e dorëzuar dhe pa shpresa të mëdha. Eventet e shumta sportive na detyrojnë që këtë ndeshje tua transmetojmë përmes kanalit numër 15 të platformës Artmotion, Prime.
Aktualisht, Leverkusen janë të gjashtit në renditje me 40 pikë, por rrezikojnë ndjeshëm të humbin edhe atë pozitë pasi prapa vetes kanë Union Berlinin e Freiburgun që janë afruar ndjeshëm, teksa në anën tjetër Schalke me vetëm 10 pikë janë në pozitën e 18 tabelore e nëse nuk arrijnë një fitore në këtë duel do ta konsiderojnë veten edhe si të rënë nga elita pasi më kohë për këndellje nuk ka.
Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecy – Frimpong, Tah, Dragovic, Wendell – Aranguiz, Demirbay, Bailey, Wirtz, Amiri - Schick
Schalke, 11-shja e mundshme startuese:
Ronnow – Becker, Mustafi, Thiaw – William, Serdar, Mascarell, Kolasinac, Calhanoglu – Raman, Hippe
18:30 LEIPZIG – BAYERN ART SPORT 2
Ndeshje për të mos u humbur… Bayerni dhe Leipzigu luajnë në “Red Bull Arena” duelin që do jetë jo vetëm kryesori i javës në Bundesligë, por edhe në të gjithë futbollin evropian, pasi të dy skuadrat po luftojnë që në fund të shpallen kampionë. Kjo ndeshje luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Leipzig hynë në këtë takim nga pozita e dytë tabelore me 57 pikë të grumbulluara (17 fitore, 6 barazime dhe 3 disfata) teksa Bayerni në anën tjetër ka katër pikë më shumë, apo 61 në total dhe me një fitore tjetër edhe do të krijonte një distancë të madhe në pikë.
Një duel kaq të zjarrtë si ky ju këshillojmë të mos e humbisni në asnjë mënyrë, pasi spektakli është i garantuar.
Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulasci – Upamecano, Mukiele, Halstenberg – Kampl, Haidara, Sabitzer, Forsberg, Nkunku – Pulsen, Sorloth
Bayern, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer – Pavard, Boateng, Alaba, Hernandez – Kimich, Goretzka, Mueller – Gnabry, Sane, Coman
klankosova.tv