Dy ndeshje spektakolare dhe shumë të rëndësishme në lidhje me fundin e këtij sezoni dramatik dhe të paparashikueshëm në Superligë e mbyllin javën e transmetimeve basketbollistike në platformën Artmotion, teksa një nga këto duele transmetohet edhe në Klan Kosova.
17:00 BASHKIMI – PONTE PRIZRENI transmetohet në ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati ka gjithë edicionin që po thotë se ai dhe skuadra e tij do jenë të parët në renditje, teksa këtë herë për ta vërtetuar këtë dhe për ta siguruar njëmend pozitën e liderit ata duhet të mposhtin rivalët lokal të Bashkimit.
Kjo ndeshje e zjarrtë mes rivalëve lokal luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 teksa transmetohet edhe në Art Sport 1, por edhe në Klan Kosova.
Kur kanë ngelur edhe dy xhiro para përfundimit të sezonit të rregullt, Ponte qëndron në pozitën e parë tabelore me 18 fitore dhe 8 disfata, teksa në anën tjetër Bashkimi që po kalon një formë të dobët tashmë është e pesta në renditje me 11 suksese dhe 15 dështime teksa për tu inkuadruar në playoff kanë nevojë urgjente për fitore.
Ponte ka fituar dy herë kundër Bashkimit këtë edicion, teksa një sukses kanë arritur ta rrëmbejnë edhe këta të fundit.
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese: Mala, Latkoviç, Lutete, Hamati, Oleka
Ponte, 5-shja e mundshme startuese: Myles, Hajdari, Taliaferro, Vaughn, Zenelaj
19:00 VëLLAZNIMI – PRISHTINA transmetohet në ART SPORT 1
“Dita vendimtare” po vjen, dy skuadrat pretendente për të rënë nga elita Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina ndeshen mes tyre në “Shani Nushi” për të shpëtuar sezonin dhe për të arritur mbijetesën.
Ky duel mes tyre luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Pas 26 ndeshjeve të luajtura, Prishtina qëndron në pozitën e shtatë në tabelë me 9 fitore dhe 17 disfata, po aq sa ka edhe Vëllaznimi i pozitës së tetë që kohëve të fundit po tregon lojëra shumë të mira dhe formë të larta duke u munduar të bëjnë historinë dhe ta rrëzojnë skuadrën më të trofeshme vendore nga liga.
Gjakovarët kanë fituar dy takime kundër kryeqytetaseve pikërisht në Prishtinë, teksa këta të fundit suksesin e vetëm e kanë në palestrën ku do të luhet ky takim, pra si mysafirë në “Shani Nushi”.
Vëllaznimi, 5-shja e mundshme startuese: Nichols, Emogbo, Shehu, Shestani, Concuil
Prishtina, 5-shja e mundshme startuese: Johnson, Lekndreaj, Azemi, Mack, Rugova
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.