Pas ndeshjeve me kombëtaren kosovare, Milot Rashica zbret në fushë sot për të luajtur me skuadrën e tij Werderin në duelin e xhiros së 27-të të Bundesligës.
Pos saj luhet edhe derbi i kryeqytetit në mes Unionit dhe Hertës së Berlinit. Të dy këto ndeshje vijnë ekskluzivisht në platformën numër një në vend, Artmotion.
15:30 STUTTGART - WERDER transmetohet në ART SPORT 3
Një fitore eventuale do t'i fuste të dy skuadrat në garë për kompeticionet evropiane.
Stuttgart pret në shtëpi Werderin në duelin e parë që luhet të dielën nga elita e futbollit gjerman. Ky duel fillon nga ora 15:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3.
Aktualisht, Werder Bremen ndodhen të 13-tët në ligë me 30 pikë nga 26 takime të luajtura në të cilat golin akoma nuk e ka gjetur kosovari, Milot Rashica.
Nga ana tjetër, Stuttgart është i dhjeti në tabelë me 36 pikë teksa me një sukses eventual mund të ngjitet deri në pozitën e gjashtë tabelore.
Silas Wamangituka tek Stuttgarti dhe Josh Sargent tek Werderi do jenë dy mungesat e mëdha të kësaj përballje.
Stuttgart, 11-shja e mundshme startuese:
Kobel - Mavropanos, Anton, Kempf - Coulibaly, Endo, Klimoëicz, Sosa, Castro - Forster, Kalajdziç
Werder, 11-shja e mundshme startuese:
Pavlenka - Grob, Toprak, Friedl, Gebre Selassie, Agu - Augustinsson, Mowhald, Eggstein - Rashica, Fullkurg
18:00 UNION BERLIN - HERTA BERLIN transmetohet në ART SPORT 3
Pa shikues në tribuna, por me një rivalitet të madh dhe me pritshmëri të madhe vjen edhe ndeshja derbi e javës në futbollin gjerman në mes dy skuadrave që i përkasin të njëjtit qytet, Unionit dhe Hertës.
Kjo ndeshje fillon në ora 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 3.
Aktualisht, Herta po synon dhe shpreson t'u ikë pozitave që e rrëzojnë nga liga e po ashtu edhe atyre të barazimit. Ata pas 26 dueleve kanë grumbulluar vetëm 24 pikë teksa renditën të 15-tit në tabelë.
Nga ana tjetër edhe këtë sezon, mirë po befason skuadra e Union Berlin, ajo renditet e teta teksa ka 38 pikë të grumbulluara nga 26 duele.
Ndeshja pritet të jetë interesante, e luftuar dhe e barabartë, kjo pasi të dy skuadrat vijnë në këtë duel me formë të mirë në duelet e fundit.
Union Berlin, 11-shja e mundshme startuese:
Luthe - Friedrich, Knoche, Schlotterbeck - Trimmel, Promel, Andrich, Lenz, Kruse - Ingvartsen, Musa
Hertha Berlin, 11-shja e mundshme startuse:
Jarstein - Klunter, Stark, Dardai - Zeefuik, Guendouzi, Tousart, Khedira - Lukebakio, Cordoba, Cunha
klankosova.tv