Arsenali do ta presë Paris Saint-Germainin sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes, gazetari Arlind Sadiku ka dhënë detaje lidhur me takimin.
“Sapo kanë dal futbollistët e Arsenlit për nxemje në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të këtij klubi. Do të jenë mbi 60 mijë spektator. Kanë zbritur në Emirates legjendat më të mëdha të Arsenalit”, tha Sadiku.
Njëra nga këto dy ekipe, do ta shijojë për herë të dytë në histori një ndeshje kulminante në UEFA Champions League.
Akti i parë zhvillohet sonte në “Emirates Stadium” të Londrës, ku “Topçinjtë” zbresin në fushë të super motivuar, pasi eliminuan kampionët aktual të Real e Madridit.
Nga ana tjetër, PSG-ja në top-formë, si kampione e rikonfirmuar e Francës, synon që ta largojë nga UCL edhe skuadrën e tretë angleze, meqenëse fillimisht e kaluan Liverpoolin e pastaj edhe Aston Villën, raporton Klankosova.tv.
“Gunners” janë takuar pesë herë në histori me “Princat” francezë, ku tri fitore kanë londinezët dhe dy ndeshje u mbyllën me barazim.
Kjo super përballje gjysmëfinale, nga ora 21:00 transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të paltfromës ArtMotion, me komentim të Andin Lokajt.
https://www.youtube.com/watch?v=YB94fRGQkQw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.