Maratona sportive në Artmotion do të jetë e mbushur.
Përpos ndeshjeve të Superligës në futboll, basketbolli do të zë vend tejet të veçantë.
Dy ndeshje super interesante do të jenë në program të dielen, në kuadër të xhiros së 13-të.
Nga ora 17:00 përballen Bora dhe Proton Cable Prizreni.
Kjo lojë do të transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës më gjigante televizive në vend.
Ndërkaq nga ora 19:00, mes vete ballafaqohen edhe Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi.
Kjo ndeshje transmetohet në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.