Superliga e Kosovës këtë sezon po transmetohet ekskluzivisht nga platforma Artmotion.
Drejtuesit e kësaj platforme kanë filluar sot shpërndarjen e abonimeve falas për stafin dhe futbollistët e ekipeve të Superligës, njofton Klan Kosova.
Me abonim një vjeçar falas janë shpërblyer sot stafi dhe lojtarët e ekipit, Besa, Feronikeli dhe Drenica.
Dhuratë të njëjtë do të përfitojnë edhe klubet tjera ditëve në vazhdim.
Kronikë nga Endrit Zogaj.
https://www.youtube.com/watch?v=sOr6UBVtyIE&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.