Lajmet e fundit

Një artiste e talentuar u transformua në dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle nga pamja e dasmës së saj mbretërore dhe ngjashmëritë i habitën njerëzit.
Ylli i YouTube-it nga Los Angeles, Promise Tamang, 28 vjeçare, ka bërë emër me transformimet e saja të përsosura në njerëz të tillë si: Cardi B, Mariah Carey dhe madje edhe një kukull të quajtur "Bratz".
Në paraqitjen e fundit ajo i habiti fansat me ngjashmërinë e saj me dukeshën e Sussex duke pasqyruar pamjen e saj natyrale në ditën e dasmës, transmeton Klan Kosova.
Promise ka grumbulluar më shumë se 5.2 milionë abonentë në YouTube për transformimet e saj që shpesh bëjnë xhiro virale për shkak të ngjashmërisë së tyre të pabesueshme me personin e vërtetë.
Megjithëse dasma mbretërore ndodhi më shumë se një muaj më parë, YouTube vendosi t'u jepte ithtarëve të saj atë që donin e që ishte një transformim në Meghan Markle.
Qëkur është postuar videoja (që mund ta shihni më poshtë) javën e shkuar, ajo është parë më shumë se 350.000 herë, transmeton Klan Kosova.