23.01.2019 · përditësuar para 2729 dite1 min lexim
Një artiste nga Rusia, e quajtur Vera Shimuna, do t’ju mahnisë me punimet e saj të qëndisura, të cilët i realizon ne hapësira minimale.
Me rritjen e ndjekësve në Instagram, është e lehtë të shihet talenti i saj dhe se nuk i mungon fare imagjinata.
Vera është artiste e mësuar vetë dhe si shumica e artistëve të tjerë, ajo është inspiruar nga “dashuria”.
“Thjesht vendosa ta provoj. Dhe kur e bëra qëndisjen e parë, djaloshi që unë e pëlqeja më shkroi: ‘E ke bërë ti këtë? Sa bukur’, dhe unë vendosa që të vazhdoj tutje”, deklaroi ajo.
“Më ka marrë më shumë se gjysmë viti për ta bërë këtë vizion në vepër dhe më pas t’ua prezantoj publikut. Fillova t’i publikoj punimet në Instagram dhe njerëzit filluan të më pyesnin nëse i shisja, dhe unë e mendova ’pse jo’.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.