Lajmet e fundit

Artistja Jane Long, fotografitë e vjetra i rikthen në jetë.
Pra, fotove familjare bardh e zi, Long u’a krijon një storie të imagjinuar, transmeton Klan Kosova.
“Unë vetëm dëshiroja që fotot e vjetra t’i ktheja në jetë”.
“Por më shumë se kaq, unë dëshiroja që të krijoja një storie për ta”, është shprehur Long.
Kështu që, ajo tashmë i gjenë fotot në arkivë të Costica Acsinte Archive, dhe i bënë me ngjyra e për më shumë ajo u krijonë atyre një histori.
“Me siguri që unë kurrë nuk do mund ta dijë historinë e vërtetë të këtyre personave, por në mendjen time ata janë karaktere të përrallës që unë vetë e kam krijuar”, tha Long.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej “karaktereve të përrallave të Long”.