Së fundmi thuhet se Zoe Kravitz nuk është më e martuar dhe se ka gjetur një të dashur të ri shumë të famshëm, por burime të JustJared thonë se lajmet nuk janë të vërteta.
Në rrjete sociale ka pasur thashetheme që thonë se Zoe është në lidhje me Channing Tatum pasi bëri kërkesë për divorc me burrin e saj prej 18 muajsh, aktorin Karll Glusman.
E! News thotë se një burim u ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Zoe dhe Karl u martuan në qershor të vitit 2019 pas tri vitesh në lidhje. Ajo bëri kërkesë për divorc më 23 dhjetor të vitit të kaluar.
Karl së fundmi fshiu pothuajse të gjitha fotografitë në Instagram ndërsa Zoe jo. Tani për tani, ata ende e ndjekin njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.