Lajmet e fundit

Artistja Danniella Ëestbrook ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në mitër, transmeton Klan Kosova.
Aktorja tha se shenjat ishin rreth një vit e gjysmë më parë, por mjekët fillimisht e keq-diagnostikuan sëmundjen e saj.
‘Jam përpjekur të kryej vetëvrasje pasi mora diagnozën, por kuptova se nuk dua të vdes. Pastaj mendova edhe për fëmijët’, tha Danniella për The Sunday Mirror.
‘Unë dua të jetoj dhe të shërohem, e di që duhet të luftoj, duhet të ngrihem dhe të luftoj shumë’.