Lajmet e fundit

Blogerja e bukurisë, Em Ford, është lodhur nga komentet në rrjetet virtuale, për disa foto të saj pa make up.
Ajo kohën e fundit e ka bërë një video me përpjekje për t’i luftuar imazhet e rreme të gruas së përsosur.
Ajo e ka bërë një video në të cilën tregon të gjitha komentet e tmerrshme që kishte marrë, në lidhje me fotot e saj pa grim.
Në një moment në klip, Em fillon të grimohet e papritur komentet fillojnë të kthehen pozitive.
Prapë komentet fillojnë të bëhen negative, kur ajo fillon te largojë make up-in nga fytyra.
Por Em, është duke punuar për t’a luftuar këtë negativitet në rrjetet sociale.
“Unë dua te krijojë një film të shkurt, të tregojë se si rrjetet sociale kanë pritje joreale për gratë dhe burrat”, shprehet Em.